Gjirokastër, dëmtime në kala; shembje në murin lindor

25/10/2016 00:00

Shembja e një pjese të murit lindor të kalasë së Gjirokstrës në zonën pranë hyrjes së Sahatit duket se vetëm ka avancuar degradimin që kishte nisur prej vitesh në strukturën murale.

Shembja, e favorizuar nga lagështira, megjithëse nuk ka qenë e rëndësishme në volum dhe nuk paraqet rrezik për banesat përreth, ka nevojë për ndërhyrje emergjente për të shmangur rrëzimet e mëtejshme.

Problemet në këtë zonë të kalasë nisën gati 5 vite më parë, kur një volum i konsiderueshëm dheu dhe gurësh u shembën mbi rrugën kryesore.

Sipas kreut të Monumenteve të Kulturës, Albert Kasi, pritet një ndërhyrje tërësore që do të izolojë rrezikun sidomos për kalimtarët dhe mjetet.

Kalaja e Gjirokastrës është monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në jug të vendit. Ajo përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Top Channel