I përfundon mandati, Sokol Berberi dorëhiqet nga Kushtetuesja

25/10/2016 00:00

Sokol Berberi nuk është më anëtar i Gjykatës Kushtetuese pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar në këtë detyrë. Edhe pse nga kreu i shtetit nuk është zgjedhur një pasaardhës për të, Berberi ka dhënë dorëheqjen.

Më 25 prill të këtij viti pranë institucionit të Presidencës u listuan 15 kandidatë për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi përfundonte mandati i Vladimir Kristos dhe Sokol Berberit.

Më pas kreu i shtetit zhvilloi takimi konsultuese me krerët e grupeve parlamentare lidhur me kandidaturat. Pas dorëheqjes së Sokol Berberit trupa e Kushtetueses mbetet me 8 anëtarë.

Sokol Berberi në shtator të këtij viti ishte kandidaturë e qeverisë shqiptare për gjyqtarë në Gjykatën e të drejtave të njeriut, ku kandidonte bashkë me ish-kryeprokurorën Ina Rama dhe juristin Gent Ibrahimi.

Top Channel