Komisioni i Jashtëm, PD akuza qeverisë për marrëdhëniet me Serbinë

25/10/2016 00:00

Mbledhja e radhës e Komisionit të Jashtëm është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi.

Deputeti Aldo Bumçi ka ngritur shqetësimin se Serbia ende nuk njeh diplomat shqiptare. Por deputeti Bumçi ngriti një tjetër shqetësim, atë të rritjes së numrit të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, gjë kjo që u hodh poshtë nga kryetarja e komisionit, Arta Dade.

Edhe rritja e numrit të fëmijëve të pashoqëruar të cilët udhëtojnë në vendet e BE-së ishte një tjetër problem, i cili u pranua dhe nga përfaqësuesit e Minstrisë së Jashtme.

Top Channel