Trump, i bindur se do të fitojë: Sondazhe të sajuara

25/10/2016 00:00

Donald Trump këmbëngul se situata e tij është më e mirë nga sa paraqitet në ato që i quan “sondazhe të sajuara”.

“Në fakt, mendojmë se jemi në rrugë të mbarë e po fitojmë, ndërsa gjithë çfarë ata bëjnë është të nxjerrin sondazhe të rreme ku demokratët rezultojnë ndjeshëm në krye. Kur dalim me këto anketime, njerëzit mendojnë: oh, republikanët po humbin vërtet. Sondazhe si ai i ABC-së janë të njëanshme siç, totalisht të sajuara. Të tilla anketime janë pjesë e atij sistemit të manipulimeve për të cilin kam folur që kur hyra në këtë garë”, tha Trump. 

ABC pretendonte se Clinton është në avantazh me 12 pikë, ndërsa një sondazh kombëtar i “RealClearPolitics” tregon se diferenca mes demokrates dhe rivalit të saj republikan është 6,2 pikë përqindje. Miliarderi njujorkez i ka përshkallëzuar kohët e fundit kritikat ndaj anketimeve dhe medias, të cilin e akuzon për anësi.

“Sondazhet e rreme promovohen nga mediat mashtruese. Ato po përpiqen në këtë mënyrë të ndikojnë mbi votën. Kështu njerëzit nuk do të dalin në votime”, tha Trump.

Ndërkohë në Teksas, njëri prej shteteve kyçe të betejës presidenciale, njerëzit u vunë në radhë për të hedhur votën e tyre 15 ditë përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit. Analistët mendojnë se një pjesëmarrje e ulët e do t’i vinte për shtat Trump-it, megjithatë kandidati republikan uron që të ketë një dalje masive të mbështetësve të partisë së tij në votime dhe një pjesëmarrje sa më të ulët të demokratëve.

Top Channel