Caktohet kolegji penal për gjyqtaren Majlinda Andrea

25/10/2016 00:00

Gjykata e Lartë ka caktuar këtë të martë kolegjin penal që do të shqyrtojë çështjen e gjyqtares Majlinda Andrea.

Burime nga kjo gjykatë bëjnë të ditur se, me short janë zgjedhur gjyqtarët Artan Zeneli, Evelina Qirjako dhe Shkëlzen Selimi.

Gjyqtarja Majlinda Andrea, e ngarkuar me punë pranë Shkallës së Parë të Sarandës, akuzohet për mitmarrje bashkë me bashkëshortin e saj, që ndërmjetësoi për një çështje prone.

Top Channel