Anglia “kryqëzon” Ibrahimovic, 5 ndeshje pa shënuar

25/10/2016 00:00

Në Angli entuziazmi për ardhjen e Zlatan Ibrahimovic duket se zgjati shumë pak. Ai që u cilësua si blerja më e mirë me parametra zero, për shumë persona po rezulton një dështim i vërtetë.

Suedezi deri tani ka shënuar 6 gola me fanelën e “Djajve të Kuq”, por në 5 ndeshjet e fundit ai ka dështuar në tentativat e tij për të gjetur rrugën e rrjetës, një situatë të cilën Ibra nuk e përjeton që nga viti 2010.

Kjo e dhënë ka shqetësuar jo pak tifozët e Manchester United, ndërkohë që kritikat ndaj tij në media janë shtuar ndjeshëm. Të gjithë duket se e shohin Ibrahimovic si fajtorin kryesor të krizës së Manchester United, madje është arritur deri aty sa të kërkohet edhe lënia e tij jashtë formacionit bazë.

Është pikërisht “Manchester Evening News” që i ka bërë apel trajnerit Jose Mourinho që të lërë në stol suedezin dhe në vendin e tij të aktivizojë Rashford ose Martial.

Top Channel