Noka: Rama cinik, flet për mirëqënie në zonën më të varfër

25/10/2016 00:00

Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Shishtavec të Kukësit. Noka thotë se “është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e mirëqënie në zonën më të vafër”.

“Akuzon që nuk ka rrugë ndërkohë Rama shkoi në Shishtavec nga rruga e Kombit. Është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e për mirëqënie në zonën më të varfër. Dua të pyes edi ramën se kush i boshatisi këto zona nga banorët. Banorët e Kukësit nuk jetojnë në plantacione hashashi, prandaj janë të varfër”, shprehet Noka.

Top Channel