Ministri Bushati, vizitë zyrtare në Turqi

25/10/2016 00:00

Me ftesë të homologut të tij turk, Mevlut Çavusoglu, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Ankara, ku do të ketë takime me autoritetet më të larta shtetërore.

Në kuadër të kësaj vizite do të ketë edhe një takim me diasporën shqiptare si dhe do të kryhen homazhe në Mauzoleumin e Ataturkut.

Në fokus të takimeve do të jenë thellimi i bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, zhvillimet më të fundit në rajon e më gjerë si dhe sfidat e sigurisë.

Top Channel