Qiellgërvishtësi që po fundoset

25/10/2016 00:00

Një qiellgërvishtës 350 milionë dollarësh po fundoset gradualisht në San Françisko të Floridas, duke shqetësuar banorët e tij.

Bëhet fjalë për atë që njihet si “Millenium Toëer”, njëra prej ndërtesave më të famshme të qytetit amerikan.

Zbulimi se toka nën këmbët e godinës po rrëshqet është bërë nga Pamela Buttery, e cila ka një apartament në katin e 57-të të saj. Gjashtë vjet më parë ajo ishte duke luajtur golf në apartamentin e vet luksoz dhe vuri re se pavarësisht nga e gjuante ajo, topi i golfit rrëshqiste gjithmonë në të njëjtën anë.

Ajo që shqetëson më shumë banorët është fakti se bëhet fjalë për një ndërtesë të re. Ajo ka përfunduar ndërtimin 7 vite më parë dhe që prej kohës së përurimit është fundosur me 40 centimetra.

“Nuk e dimë a është e sigurtë që të vazhdojmë të qëndrojmë këtu dhe nëse po, përsa kohë është e siguritë?”, pyet një rezident i godinës luksoze.

Rasti në fjalë ka vënë në lëvizje autoritetet amerikane që po studiojnë terrenin mbi të cilin është ngritur qiellgërvishtësi dhe nëse janë respektuar kushtet teknike dhe inxhinierike në ngritjen e saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel