Atentati ndaj Gjukanoviç, Vuçiç: Në Mal të Zi, shërbimet sekrete të lindjes dhe perëndimit

24/10/2016 00:00

Grupet kriminale nga Serbia kanë ndjekur kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç. Kryeministri i Serbisë, Alleksandar Vuçiç, ka thënë se për këtë ka dëshmi dhe organet serbe kanë vënë nën kontroll disa persona dhe 125 mijë euro dhe uniforma.

Në një konferencë të jashtëzakonshme ai ka thënë se shërbime të ndryshme sekrete nga perëndimi dhe nga lindja në territorin e këtij shteti.

Vuçiç pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se ai do të jetë i sulmuar në të ardhmen, por është i detyruar të drejtoj një shtet të pavarur. Sipas tij, ka edhe njerëz nga vetë organet e sigurisë së Serbisë që kanë dhënë informata sekrete shërbimeve të tjera dhe zyrtarëve të ambasadave.

“Ligji është e vetmja anë për mua. Ata e dine se si është mënyra e vetme të më ndalojnë. Kemi shumë dëshmi për këtë dhe pranim direkt të fajësisë. Këto janë shërbime të fuqishme dhe ndjej turp për serbët që punojnë për ta. Janë grupe të ndryshme dhe kam frikë se nuk e dimë grupin me të fuqishëm”, u shpreh Vuçiç.

Policia e Malit te Zi arrestoi javën që shkoi 20 shtetas serb, të cilët thuhej se donin te kryenin atentat ndaj kryeministrit malazez.

Homologu serb tha se janë në liri ende njerëz që kanë përcjellë Gjukanoviç me pajisjet me profesionale. Ai ka thënë se në Serbi askush nuk mund ta shfrytëzojë Serbinë.

Top Channel