Ngjarja e rrallë, bebja lind dy herë

24/10/2016 00:00

Ndonjëherë duhet besuar në mrekulli pasi edhe mund të ndodhin. Këtë e tregon historia e Lynlee Boemer,  vogëlushja e cila lindi 2 herë.

Kur nëna e saj, Margaret, ishte në javën e 16 të shtatzënisë, mjekët i thanë se bebja vuante nga një tumor i rrallë e për t’i shpëtuar jetën, ju desh të operohej përpara se të vinte në jetë. Ndërsa shumë mjekë i kishin rekomanduar ndërprerjen e shtatzënisë, Dr Darrel Cass nga spitali pediatrik i Teksasit, i propozoi opsionin e ndërhyrjes kirurgjikale.

Në javën e 23-të, foshnja u shkëput nga mitra e nënës dhe tumori ju hoq. Më pas u rikthye sërish në mitër, ku qëndroi edhe për 12 javë të tjera, për të plotësuar afatin e plotë deri në lindjen e dytë, përmes prerjes cezariane. Nëna tregon për mediat amerikane historinë e pabesueshme..

“Kur shkova në spital për një kontroll rutine në javën e 16, mjekët dalluan diçka shumë të rëndë. Vogëlushja jonë kishte një tumor të rrallë. Për ne ishte një shok”, shprehet nëna.

Tumori nga i cili vuante Lynlee-n zhvillohet zakonisht para lindjes dhe prek shtyllën kurrizore. Pas lindjes, mjeket vlerësuan se gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë dhe e vendosën në repartin ku qëndrojnë të sapolindurit.

“Është diçka e mrekullueshme që ajo arriti të mbijetoje dhe po shkon shumë mirë edhe tani. I jemi shumë mirënjohës mjekëve. Nuk ka asnjë problem, i duhet vetëm pak fizioterapi në shpinë, tek ijet dhe këmba. Po presim me padurim ta shohim kur të rritet”, thotë Margaret.

Kur ishte 7-ditëshe bebja ju nënshtrua një tjetër operacioni të vogël për të hequr mbetjet e tumorit, të cilat nuk mund të arriheshin më herët.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel