Fantazma e ndonjë shkrimtari?!

24/10/2016 00:00

Një fenomen i çuditshëm është vënë re në një muze, ndërsa nga një raft librash kanë fluturuar krejt papritur një grumbull fletëpalosjesh, duke lënë të habitur anëtarët e stafit.

Pamjet tregojnë dy anëtarë të stafit të muzeut në Torquay të Anglisë, që vënë re teksa bien papritur disa prej fletëpalosjeve, por ndërsa njëri prej tyre është ulur për t’i ngritur ato një grumbull akoma edhe më i madh letrash kanë rënë.

Të frikësuar nga ky fenomen i çuditshëm, dy punonjësit kanë nxituar që të dalin nga dyqani i muzeut.

Top Channel