Clinton: Nuk merrem më me akuzat e Trump

24/10/2016 00:00

Një nga deklaratat e fundit të Hillary Clinton ishte se ajo nuk do të merrej më me akuzat që vinin nga ana e rivalit të saj politik Donald Trump. Ajo tha se nuk kishte më ndërmend t’i përgjigjej miliaderit njujorkez.

Për analistët kjo tregon sigurinë që kandidatja presidenciale demokrate ka marrë nga sondazhet. Edhe një sondazh i fundit i Abc Neës e nxjerr Hillary Clinton 12 pikë përpara Donald Trump, si edhe flet se ajo ka arritur mbështetjen mbarëkombëtar të votuesve në 50 përqind, ndërsa Trump mban 38 përqind.

Ndërkaq, sondazhi flet se 5 përqind përkrahin Gary Johnson, ndërsa 2 përqind perkrahin Jill Stein nga Partia e Gjelbër. Statistikat vijnë pas debatit të tretë presidencial, ku edhe sondazhi i CNN, që erdhi fill pas tij, nxorri dominuese në garë Hillary Clinton. 

Ish-sekretarja e Shtetit mban një avantazh me 20 pikë në mesin e grave dhe 3 pikë nga burrat.  Clinton kryeson në mesin e votuesve në të gjitha nivelet e arsimit, por përparësia e Trump mbetet tek grupi i votuesve të bardhë, pa diploma kolegji që e mbështesin atë me 55 përqind.

Ndërkohë, edhe vetë drejtuesit e fushatës së kandidatit republikan e pranuan se kanë mbetur prapa me pikë ndaj Hillary Clintonit në një kohë kur nuk kanë ngelur edhe shumë ditë nga finalizimi i garës presidenciale. Megjithatë, kampi i Trumpit nuk dorëzohet.

“Ne jemi prapa. Ajo ka disa avantazhe dhe më duhet ta pranoj, por nuk do të dorëzohemi. E dimë që mund t’i fitojmë këto zgjedhje”, deklaroi menaxherja e fushatës së Trump, Kellyanne Conëay.

Top Channel