Derbi i të rinjve, Tirana-Partizani mbyllet në barazim

24/10/2016 00:00

Derbi është gjithmonë një derbi dhe pak rëndësi ka nëse luhet mes ekipeve të para apo të rinjve. Tirana dhe Partizani u përballën mes tyre në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Dytë në futbollin shqiptar, një 90 minutësh i cili u mbyll 1-1.

Tirana B dhe Partizani B mblodhën shikues mbi nivelin normal në kompleksin sportiv Skënder Halili aty ku u shënua nga një gol për çdo pjesë.

“Demat e kuq” morën fillimisht epërsinë kur në një ngulmim të Arbanës nga e djathta e sulmit, Jaupaj i shpëtoi markimit në zonë duke shënuar me kokë. Barazimi erdhi nga një skemë e bukur e bardhebluve e finalizuar nga Keqi.

Top Channel