Bieber hedh mikrofonin dhe braktis koncertin (VIDEO)

24/10/2016 00:00

Justin Bieber ka krijuar një situatë të sikletshme mbrëmjen e së dielës teksa është larguar nga skena në mes të koncertit. 22-vjeçari ishte duke biseduar me fansat e tij në “Manchester Arena” kur ata nisën të fishkëllenin të acaruar me këngëtarin pasi dëshironin që ai të vazhdonte së kënduari.

Për shkak të kësaj sjelljeje, Bieber hodhi mikrofonin dhe u largua nga skena, duke qenë se fansat refuzuan ta dëgjonin. Disa minuta më vonë këngëtari kanadez është rikthyer në skenë, duke thënë: “Manchester nuk i ka qejf bisedat kështu që unë nuk do të flas”.

Në fund të koncertit, para se të këndonte një nga këngët e tij më të famshme, ai ka shpjeguar incidentin e ndodhur.

“Arsyeja pse u mërzita pak më parë ishte sepse unë kam bërë gjithë atë rrugë për të ardhur këtu dhe jap gjithçka kur performoj dhe dëshiroj të sjell lumturi në fytyrat e njerëzve. Po shihja që njerëzit nuk po më jepnin të njëjtin respekt që unë jap për ta dhe kjo të mërzit pak”, ka thënë Bieber.

Top Channel