Ndryshime të mëdha në “The Top List”

24/10/2016 00:00

Pavarësisht se kemi patur vetëm një prurje të re në klasifikimin e kësaj jave, vihen re ndryshime të mëdha sa i përket uljeve dhe ngritje në “The Top List”.

Përveç vendit të parë, i cili qëndron si edhe javën e kaluar, këngët e tjera të 3-shes më të nxehtë të klasifikimit kanë ndryshuar ku  Majk është ngjitur me një pozicion, duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa për herë të parë është futur bashkëpunimi i Getinjos dhe Kidës, ku u vendosur në vendin e tretë.

Si këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione janë “Na e dina” e Samantës dhe Gent Fatalit si edhe G4shi me “Personal”. Ndërsa si këngët që kanë humbur më shumë pozicione janë “Mos ma le fajin” e NRG Band si edhe “Wannabe” e Janex me -9 vende.

Një rënie të ndjeshme ka pësuar bashkëpunimi i Ardit Cunit dhe Vesa Smolicës, i cili edhe pse 6 javë ka qëndruar në vendin e parë të klasifikimit, këtë javë është pozicionuar në vendin e 10-të, duke rënë me 8 vende nga java e kaluar.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 45-të e “The Top List”, Top Awards:

1.    Xhensila – High Love
2.    Majk – Kcen
3.    Getinjo ft. Kida – Ku je
4.    Elvana Gjata – Njesoj
5.    Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
6.    Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
7.    Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
8.    Alban Skenderaj – Engjell
9.    Alban Skenderaj – Duart Lart
10.    Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena na
11.    Butrint Imeri – E jona
12.    Seven Saraqi ft. Tonic- Shtinja Flaken x Edhe Njo
13.    G4shi – Personal
14.    Vig Poppa ft. Tuna – Zemra jem
15.    Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
16.    Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
17.    NRG Band – Mos ma le fajin
18.    Lindon Summer Luv
19.    Janex ft. Dabo – Wannabe
20.    Keisi – Sa larg

Top Channel