PS cakton të deleguarit në qarqe

24/10/2016 00:00

Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të vendosur drejtuesit e grupeve të punës në 12 qarqet e vendit, të cilët edhe do të udhëheqin degët lokale të partisë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të ardhshëm.

Bie në sy mungesa e Koço Kokëdhimës, që mbante postin e koordinatorit për Vlorën e Gjirokastrën. Ai është zëvendësuar nga ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, që caktohet në Vlorë dhe ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, që do të drejtojë grupin e Gjirokastrës.

Për Tiranën, grupi i punës do të drejtohet nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa në Durrës, ky grup do të drejtohet nga kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Vangjush Dako.

Damian Gjiknuri, që në 2013 u angazhua në Elbasan, emërohet në krye të grupit të punës të socialistëve në Qarkun e Vlorës, ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmi Bushati në atë të Shkodrës.  

Gramoz Ruçi do të drejtojë grupin e punës në Qarkun e Fierit, aty ku edhe ka marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2013-ës, ndërsa ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi drejton Qarkun e Beratit.

Taulant Balla do të drejtojë grupin e punës në Elbasan, ndërsa Ilir Beqaj emërohet në krye të grupit të Kukësit.

Në Dibër, ku socialistët dhe koalicioni qeverisës rifituan Bashkinë me një diferencë të thellë votash, grupi i punës do të drejtohet nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Të deleguarit sipas qarqeve:

Saimir Tahiri – Tiranë
Gramoz Ruçi- Fier
Taulant Balla – Elbasan
Vangjush Dako – Durrës
Damian Gjiknuri – Vlorë
Niko Peleshi – Korçë
Ditmir Bushati – Shkodër
Blendi Klosi – Berat
Lindita Nikolla – Lezhë
Mimi Kodheli – Dibër
Bledi Çuçi – Gjirokastër
Ilir Beqja – Kukës

Top Channel