“Drenica II”, Apeli i ul dënimin Sylejman Selimit

24/10/2016 00:00

Gjykata kosovare e Apelit në Prishtinë ka marrë një vendim këtë të hënë në lidhje me gjykimin e rastit “Drenica II”.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Sylejman Selimi i është ulur dënimi nga 8 vite, në 7 vite burgim.

Sipas avokatit mbrojtës Tomë Gashi, Gjykata e Apelit ka konfirmuar sot dënimin edhe për të akuzuarit e tjerë në këtë çështje, teksa ka dënuar me 6 vite e 6 muaj burgim Isni Thaçin, 6 vite burgim Zeqir Demakun dhe po aq Jahir Demakun.

Ndërkohë, për shtetasit Agim Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj dhe Selman Demaj është konfirmuar dënimi me nga 3 vite heqje lirie secili, sikurse edhe për Fadil Demakun dhe Nexhat Demakun.

Megjithatë, ky aktgjykim i Apelit është cilësuar si skandaloz nga avokati Tomë Gashi. Sipas tij, ky grup është dënuar pa asnjë provë.

Top Channel