Tiranë, nënshkruhet kodi i sjelljes mes operatorëve celularë

24/10/2016 00:00

Katër operatorë të telefonisë celulare në vend nënshkruan mes tyre një kod sjelljeje, i cili u hartua nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare.

Me këtë marrëveshje synohet përmirësimi i tregut duke mbrojtur konsumatorët. Kompanitë angazhohen të mos kryejnë veprime të koordinuara apo marrëveshje mes tyre, me qëllim fiksimin e tarifave, apo ndarjen e shërbimeve të ofruara.

Gjithashtu, veprimtaria e tyre duhet të mos përfshijë informacion të pasaktë, çorientues, publicitet denigrues që zmadhojnë se tepërmi, apo përpiqen të fshehin veçori të tjera të shërbimit, si dhe të mos shfrytëzojnë paditurinë e konsumatorit.

Kompanitë duhet të shmangin gjithashtu përdorimin e formave të pandershme që mundësojnë tërheqjen e pajtimtarëve, apo dëmtimin e imazhit të produktit të komapnisë konkurruese.

Top Channel