“Ta ndëshkoj apo ta përqafoj?”

24/10/2016 00:00

Një baba pati surprizën e jetës teksa shikonte për qindra herë pamjet e kameras së sigurisë së shtëpisë dhe pa se çfarë bënte i biri.

Cody Wray po shihte pamjet nga kuzhina kur pa Dylan, djalin e tij se ç’bente në dy të natës. Ai ishte zgjuar në dy të natësn, loste në divanin e ri që kishte blerë i ati, fikte dhe ndizte dritën e kuzhinës, teksa bridhte nëpër dhomë.

Cody i hodhi këto pamje në faqen e tij në Facebook, ku shkruan: “Duke parë pamjet e kameras se sigurisë, pashë këtë në mes të natës në kuzhinë”.

Mesa duket kur Cody, që jeton në Tampa të Floridas, u përball me të birin, vogëlushi i tha të atit “të kam thënë që çohem ndonjëherë në dy të natës”.

“Kur gjeta videon, nuk po dija të vendosja nëse duhet ta ndëshkoja që lozte në divanin e ri, apo ta përqafoja për këtë suprizë të këndshme që se kisha parë kurrë”, tha Cody.

Top Channel