Dëshironi të ndryshoni? Stilet e stinës për flokët

24/10/2016 00:00

Hijëzime për të nisur dimrin dhe flokë mjaft të shkurtër për ata që guxojnë. Kasketë, të lirshme apo me efekt të shpupurisur, është i thjeshtë për tu menaxhuar dhe sjell rikthim tek balukja, protagonistja absolute. Ja si të zgjidhni lukun e ri në bazë të formës së fytyrës.

Rroftë balukja!
Vjen në modë ajo e çrregullt e propozuar nga Burberry, balukja është protagonistja e sezonit. Prerjet e flokëve për sezonin dimër 2016-2017, sjellin idenë e në bukurie të re, më e çregullt dhe kaotike, më pak profesioniste dhe më shumë natyrale. Një luk i lehtë për tu menaxhuar.

Dëshira për të qeshur
Flokët e parregullta, hijëzimet e ngjyrave ecentrike, nga e kuqja tek bluja, luftojnë grinë dimërore dhe rrisin humorin. Flokë të gjatë? Jo, faleminderit. Trendi është tek modeli kasketë apo bob, sipas llojit të fytyrës. Mësoni të modeloni flokët me gishta, për ti dhënë volum dhe për të krijuar efektin e shpupurjes së ëmbël.

Shumë të shkurtër
Prerje shumë të shkurtër për një luk të rastësishëm, elegant dhe të vendosur. Prerja e shkurtër për ata që kanë një fytyrë ovale. E lehtë për tu stiluar, elegant dhe minimal. Falë kombinimit me një make up elegant do ti japë vlerë syve dhe buzëve duke dhënë idenë e një gruaje të fortë dhe femërore.

Ovale perfekte
Baluke e lirë dhe voluminoze, dhe linja rigoroze. Kasketë apo bob është një zgjedhje e mirë për ata që kanë një fytyrë ovale. Nëse keni fytyrë të rrumbullakët fokusohuni tek shkallëzimi. Nofullat jashtë? Evitoni prerjet në të njëjtën linjë dhe ëmbëlsoni format.

Shkallëzimi
Një nga tendencat e vjeshtë-dimër 2016-2017 është prerja mestare me baluke të gjatë ose të vogël. Kur hunda është e madhe mos bëni baluke, por jepini vlerë këtij detaje duke u fokusuar tek ondet e buta. Keni flokë të drejtë? Risillni vitet ’20 e një kasketë për një luk vintage, ideale nëse doni të habisni me elegancë.

Top Channel