Topi i Artë, njihen 15 kandidatët e parë

24/10/2016 10:20

Kandidatët për fitimin e Topit të Artë kanë nisur të njihen mëngjesin e së hënës.

Ja kush janë deri tani 15 kandidatët: Sergio Agüero (Manchester City), Pierre Emery Aubameyang (Borussia Dortmund), Gareth Bale (Real Madrid), Gianluigi Buffon (Juventus), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Kevin De Bruyne (Manchester City), Paulo Dybala (Juventus), Diego Godin (Atlético Madrid), Antoine Griezmann (Atlético de Madrid), Gonzalo Higuaín (Napoli/Juventus), Zlatan Ibrahimovic (PSG/Manchester United), Andres Iniesta (Barcelona), Koke (Atletico Madrid), Toni Kroos (Real Madrid) dhe Robert Lewandowski (Bayern Munchen).

“France Football” do të publikojë periodikisht, sipas rendit alfabetik, 30 kandidatët për çmimin më prestigjioz individual në futboll.

Ndryshe nga sa ka ndodhur në 6 vitet e fundit, këtë radhë fituesi i Topit të Artë do të përcaktohet nga votimi i gazetarëve, ndërkohë që ceremonia e dorëzimit të këtij trofeu do të mbahet në 13 dhjetor.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel