Edhe De Biasi kandidat për pankinën e Interit

24/10/2016 00:00

Në listën e emrave që mund të ulen në pankinën e Interit është dhe Gianni De Biasi.

Gazetari dhe analisti i njohur sportiv italian, Ivan Zazaroni, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shtuar emrin e trajnerit aktual të Shqipërisë si një zgjedhje perfekte për pankinën zikaltër.

Emrat e tjerë që lakohen janë Fabio Capello, Francesco Guidolin, Laurent Blanc etj.

Top Channel