F1, Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Amerikës

23/10/2016 00:00

Lewis Hamilton nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë në luftën për titullin e radhës kampion në Formula 1 dhe këtë britaniku e ka bërë edhe në Çmimin e Madh të Amerikës, duke arritur në finish para të gjithëve, madje i shkëputur nga shoku i skuadrës dhe rivali kryesor, Rosberg.

Britaniku u nis i pari në garën e Austin, por e humbi vendin në nisje të garës, megjithatë arriti ta rikuperojë shpejt atë, duke arritur më pas ta mbajë deri në fundin e garës. Suksesi i 50 i britanikut në Formula 1. Menjëherë pas tij në finish erdhi piloti tjetër i Mercedes, Nico Rosberg.

Në podium u ngjit i treti edhe Daniel Ricciardo me Red Bull, i cili la pas pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel.

Momente emocionuese dhuroi në xhiron e fundit të garës Fernando Alonso, i cili arriti t’i merrte vendin e pestë Carlos Sainz.

Kur kanë mbetur edhe 3 gara deri në fundin e këtij botërori të Formula, Nico Rosberg renditet i pari në renditjen e përgjithshme me një diferencë tashmë prej 26 pikësh nga Hamilton.

Gara e radhës në Formula 1 do të jetë Çmimi i Madh i Meksikës javën e ardhshme.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel