Polemika mes trajnerëve, Mourinho-Conte-s: Është poshtërim. Italiani: Absurde

23/10/2016 00:00

Ishte një ditë poshtëruese për Mourinho-n në rikthimin e tij në “Stamford Bridge”. Manchester United u mposht keqazi 4-0 nga Chelsea dhe kjo humbje nuk mund të kapërdihej lehtë nga portugezi.

Menjëherë sapo arbitri i ndeshjes përfundoi takimin, Mourinho iu drejtua Conte-s, trajnerit të Chelsea, duke i pëshpëritur diçka në vesh. Mediat arritën të zbulojnë fjalët e “Special One”: “Bëje atë kur rezultati është 1-0, jo 4-0. Është një poshtërim”, mësohet t’i ketë thënë trajneri i Manchester italianit.

Thuajse gjatë gjithë takimit, por veçanërisht në fundin e tij Conte kërkonte vazhdimisht nga tifozët londinez të përkrahnin ekipin e tyre, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak trajneri portugez.

Pas takimit reagoi edhe Conte, i cili tha se është absurde të kritikosh një trajner që kërkon mbështetje.

“Kam qenë futbollist dhe kam respekt për kundërshtarët. Asgjë nuk ndodhi, e përsërisë se është absurde të kritikosh trajnerin që kërkon mbështetje për lojtarët e tij”, tha Conte.

Top Channel