Kevin-Prince Boateng, supergol ndaj Villarreal (VIDEO)

23/10/2016 00:00

Ju kujtohet Kevin-Prince Boateng? Dikur shkëlqente me Milanin, ndërsa tashmë duket se po rikthehet në ditët e tij më të mira në La Liga me ekipin e Las Palmas.

Boateng është bërë protagonist i një goli fantastik ndaj Villarreal këtë të diel. Megjithëse Las Palmas u mposht 2-1 në tranfertë, goli i ganezet është një kryevepër jo vetëm për finalizimin spektakolar, por edhe për mënyrën e ndërtimit të aksionit.

Ishte minuta e 31 e takimit kur lojtarët e Las Palmas kryen një aksion model. Pas disa pasimeve, topi shkon te Tanausu brenda në zonë, i cili dhuron një asist fantastik “alla” Ibrahimovic, ndërsa më pas vjen Kevin-Prince Boateng me një gjysmërofeshat e dërgon topin në rrjetën e Villarreal.

Megjithatë, në pjesën e dytë vendasit arritën ta kthejnë rezultatin në 2-1, duke marrë 3 pikët nga ky takim.

Top Channel