Conte fiton sfidën me Mourinhon, Chelsea shkatërron United

23/10/2016 00:00

Chelsea i Contes doli fitimtar në supersfidën e kësaj jave të Premier Ligës. Blutë e Londrës shkatërruan 4-0 Manchesterin e Jose Mourinhos.

“Djajtë” u ndëshkuan pa hyrë mirë në fushë. Pedro shtyu në rrjetë një top të marrë nga Alonso që në minutën e parë të ndeshjes.

Cahill 20 minuta më vonë gjen golin e dytë dhe Chelsea shkon e qetë dhe me avantazhin e dy golave në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë ishte radha e Hazard për të gjetur golin, ndërsa pas tij edhe Kante. Manchesteri ishte i pafuqishëm në minutat e mbetura dhe larg formës së treguar në Ligën e Europës, kur mposhtën 4-1 Fenerbahcen.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Manchester City i Pep Guardiolas u ndal sërish në një barazim dhe ndan kryesimin me 20 pikë me Arsenalin dhe Liverpulin. Fill pas tyre renditet Chelsea dhe Totenham.

Top Channel