Të burgosurit vrasin gardianin, arratisje masive nga burgu në Haiti

23/10/2016 00:00

Arratisje masive në një burg të Haitit. Të paktën 174 të dënuar dolën nga burgu i Arcahaie në veri të vendit, pas vrasjes së një gardiani e vjedhjes së armëve.

Një operacion i madh për kapjen e tyre nisi menjëherë pas ngjarjes, ku janë aktivizuar edhe trupat paqeruajtëse të OKB-së. Policia ngriti postblloqe nëpër rrugë dhe ndaloi disa persona pa karta identiteti, siç bëri të ditur një dëshmitar për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Megjithatë, mosmbajtja e uniformave do t’ua bëj më të lehtë arratisjen të burgosurve. Të dënuarit hynë në një zonë të përdorur nga gardianet, duke vjedhur të paktën 5 pushkë, mes municioneve të tjera. Një nga rojet u qëllua për vdekje.

Ministri i Drejtësisë në Haiti Camille Edouard Junior, tha se një i burgosur kishte humbur jetën si pasojë e përplasjes së kokës, pas rrëzimit nga një mur, ndërsa dy të tjerë kishin mbetur të plagosur gjatë arratisjes nga burgu që gjenden në veri të kryeqytetit Porto o Prince. Ambasada amerikane në Haiti paralajmëroi shtetasit e saj të tregojnë kujdes e të shmangin zonën.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel