Zombie-t “pushtojnë” qytetin

23/10/2016 00:00

Qyteti i Meksikos u “pushtua” nga zombie-t të shtunën me rastin e aktivitetit të 9 vjetor të njohur si “Zombie Walk”.

Një “ushtri” e të ashtuquajturve të “vdekurit e ringjallur”, të veshur me kostume të frikshme, u mblodh në monumentin e revolucionit në qytet, para se të marshonte drejt sheshit ikonë të “Zocalos”.

Pjesëmarrësit dhuruan disa ton oriz, fasule dhe ushqime të konservuara për një bankë ushqimesh në qytet. Një prej tyre thotë se është e lumtur që po dhuron ushqime, e që po e shpenzon të shtunën në një mënyrë kaq të këndshme.

“Në të vërtetë, qëllimi kryesor i “Zombie Walk” është argëtimi, por gjithashtu ka edhe një kauzë të rëndësishme: Të mbledhë ushqime për personat në nevojë”, shprehet një prej pjesëmarrëseve.

Në aktivitet marrin pjesë familje të tëra, e kostumet i veshin edhe fëmijët. Organizatorët thonë se “Zombie Walk” synon të promovojë barazinë dhe tolerancën për këtë lloj kulture.

“Pjesa më e rëndësishme e iniciativës është grumbullimi i ushqimeve. Përveç kësaj ka njerëz që pëlqejnë Zombie-t, e të marshojnë të veshur si të tillë. Ka rregulla; zombie-t nuk diskriminojnë. Ata kafshojnë fëmijë, të rritur e të moshuar në të njëjtën mënyrë”.

Fenomeni nisi në Sakramento të Kalifornisë në 2001-shin. Që prej atëherë është përhapur në qytetet kryesore rreth botës përfshirë Nju Jorkun, Buenos Aires, Bogotan, Singaporin, Sao Paolo dhe Frankfurtin.

Top Channel