Shkëndija bën lojën, Vardar shënon golat

23/10/2016 00:00

Në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga tifozët, Shkëndija nuk ka arritur t’i marrë kreu e renditjes Vardarit në Maqedoni, pasi u mposht nga këta të fundit 0-2 në shtëpi.

Lojtarët e Shkëndijës zhvilluan një lojë të mirë, por humbën shumë para portës së Vardarit, të cilët në anën tjetër u treguan mjaft cinik duke shënuar dy gola në ato pak raste të krijuara.

Shkëndija meritonte të kalonte përpara, por golin e gjeti në fakt Vardari që në minutën e 36-të shfrytëzoi një pasiguri të Zahovit, por dhe një goditje me hark të Spirovskit për të marrë epërsinë.

Pjesa e parë u mbyll në disavantazh për tetovarët, por në pjesën e dytë kuqezinjtë sërish e nisën më fortë, me Asanin që nga pozicion i ngjashëm nga ku shënoi Vardari ju afrua golit me një goditje dënimi në të 56-n. Pak sekonda më pas sërish Asani goditi rrezikshëm ngjitur me shtyllën.

Ishin minuta të zjarrta për Shkëndijën, që në të 58-n pa Gracevskin të largonte nga pranë një goditje më kokë të Ibraimit, i cili provoi dhe në të 61-n, por portieri sërish priti.

Rastet e humbura, Shkëndija i pagoi në të 73-n kur Nikolov në të dytën goditje në portën kundërshtare për skuadrën e tij shënoi dhe golin e 2-të.

Gjithashka përfundoi me rezultatin 0-2 për Vardarin që tashmë shkëputet në 5 pikë nga Shëkndija, e cila ka një ndeshje më pak.

Top Channel