Po ta shohësh nga fotot që shpërndan në internet, duket një zonjë e moshës së mesme, por ajo është një gjyshe…muskuloze.

Ernestine Shepherd nga Baltimore e Shteteve të Bashkuara ka vendosur rekord duke u bërë personi më i vjetër që ushtron aktivitet të rregullt fizik. Ajo ka mbi supe plot 80 vite dhe veç tyre është në gjendje që të mbajë edhe disa kilogramë në palestër.

Forma e shkëlqyer e 80-vjeçares është falë regjimit të rrepte që ajo ndjek që prej moshës 56-vjeçare, kur thotë se ka nisur palestrën.

 Përveç aktivitetit të rregullt, 80-vjeçarja rrëfen se për të pasur një trup dhe shëndet të mirë është e nevojshme që të keni një regjim të mirë. Ajo rrëfen se shtrihet çdo ditë jo më vonë se ora 10. Veç kësaj, ajo tregon se konsumon më së shumti oriz, mish pule të bardhë, drithëra, vezë dhe pi shumë ujë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel