Tirana provon shijen e humbjes

23/10/2016 00:00

Luftëtari i Gjirokastrës i ka dhënë fund serisë së fitoreve të Tiranës. Bardheblutë provuan për herë të parë në këtë kampionat shijen e humbjes në fushën e Peqinit.

Gjirokastritët luanin në këtë fushë si ekipi pritës dhe ashtu u sollën thuajse gjatë gjithë lojës. Golin do ta gjenin në minutën e 41, por gëzimi i avantazhit zgjati vetëm 4 minuta, pasi Taku barazoi shifrat pak minuta nga fërshëllima e fundit të pjesës së parë.

Fraksioni i parë ndeshjes u mbyll në barazim 1-1, ndërsa Tirana goditet sërish pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe këtë herë është Bregu ai që i ndëshkon.

Bardheblutë u munduan të kontrollojnë lojën, por përpjekjet e tyre për të dërguar topin në rrjetë ishin të vakta dhe nuk kishin qartësi në fazën ofensive, ndërsa Luftëtari u shfaq disa herë rrezikshëm në portën kundërshtare dhe ishte fati ai që e shpëtoi Tiranën nga një humbje më e thellë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj të diele të Kategorisë Superiore, Vllaznia mposhti minimalisht 1-0 Teutën e Durrësit.

Top Channel