Mirësevini në vendin e banuar më të ftohtë në botë

23/10/2016 00:00

Vendi më i ftohtë i banuar në Tokë është një fshat i vogël në Siberi, i quajtur Ojmjakon. Në këtë vend është regjistruar temperatura rekord -67 gradë Celsius.

Temperatura mesatare e dimrit në këtë fshat është rreth -50 gradë dhe aty jetojnë vetëm 500 persona.

Fotografi Amos Chapple, nga Zelanda e Re, udhëtoi në këtë fshat rus dhe shumë shpejt kuptoi se sa e dhimbshme ishte një temperaturë kaq e ulët.

“Kisha veshur pantallona shumë të trasha kur dola për herë të parë jashtë. Ishte -47 gradë Celsius. Më dukej sikur i ftohti më mbërtheu këmbët dhe nuk më linte të ecja. Gjëja tjetër që më bëri përshtypje ishte se me raste më ngrihej edhe pështyma, që më çante buzët nga brenda”, tregon fotografi trim.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel