Tiranë, 30 kg kanabis në makinë; në pranga 2 vëllezër

22/10/2016 00:00

Dy të rinj janë arrestuar mbrëmjen e sotme në rrethinat e Tiranës, në posedim të 30 kg lëndë narkotike të llojit kanabis.

Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur tek Ura e Institutit të Kamzës, ku në pranga kanë rënë vëllezërit Edmond dhe Gentjan Nezaj, 39 dhe 36 vjeç.

Sipas burimeve, lënda narkotike është gjetur në automjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë.

Top Channel