Roshi supergol në Rusi, shënon edhe Balaj – VIDEO

22/10/2016 00:00

Bekim Balaj dhe Odise Roshi po kalojnë një formë të shkëlqyer dhe këtë po e tregojnë javë pas jave me fanellën e Terek Groznit në kampionatin rus të futbollit.

Dy lojtarët e kombëtares shqiptare kanë qenë edhe protagonistët kryesor në suksesin 3-1 të skuadrës së tij ndaj Rubin Kazan, duke shënuar secili nga një gol.

I pari që ka shënuar ka qenë Balaj, i cili në nj pozicion mjaft të vështirë ka devijuar me kokë topin drejt rrjetës. Por ndërsa ndeshja po shkonte drejt fundit, Odise Roshi shënoi një supergol me një goditje nga jashtë zone. 

Me këtë fitore Terek Grozni, ku luajnë edhe dy shqiptarët renditet në vendin e katërt të klasifikimit në kampionatin rus.

Ndërsa sulmuesi tjetër shqiptar, Azdren Llullaku ka qenë protagonisti kryesor në barazimin 2-2 të Gaz Metan përballë Craiova në Rumani, duke shënuar dy gola për ekipin e tij.

Top Channel