Liverpul fiton e barazohet me Arsenalin

22/10/2016 00:00

Liverpuli i bashkohet Arsenalit në kryesimin e përkohshëm në kampionatin anglez.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp theu në Anfield, Uest Bromuic me rezultatin 2-1 për t’u ngjitur në kuotën e 20 pikëve, po aq sa edhe “Topçinjtë” e Londrës.

Mane’ shënoi golin e parë për Liverpulin, ndërkohë që Kutinjo i çoi shifrat në 2-0.

Uest bromuic u kujtua vonë dhe vetëm sa shkurtoi diferencën ë golave në 2-1 me MekOli, 9 minuta nga fundi i takimit.

Top Channel