Bayern rigjen fitoren, gabojnë Dortmund e Leverkusen

22/10/2016 00:00

Bayern Munich ka rigjetur fitoren në Bundesligë pas 2 barazimeve radhazi, skuadra e Ancelotit mundi në Allianz Arena Borussia Moenchengladbach 2-0.

Të dy golat për bavarezët u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes fillimisht me Vidal dhe më pas me Daglas Costa që nuk ngurroi të festojë me selfie këtë gol të tij.

Borusia Dortmund eviton në çastet e fundit disfatën ndaj Ingolstadt në javën e 8 të kampionatit gjerman. Golave të Kohen dhe Lezcanos për Ingolshtadt, Dortmundi iu përgjigj me ata të Obamejang, Ramos dhe Pulisic.

Bayer Leverkusen turpërohet në Bay Arena nga Hoffenheim që fitoi 3-0 duke marrë dhe vendin e tretë në renditje.

Skuadra e aspirinave  luajti pothuajse gjithë ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Voland, situatë nga e cila përfitoi Hoffenheim që shënoi me Demirbay, Vagner dhe Zuber.

Top Channel