Barcelona mund Valencian, merr përkohësisht kreun

22/10/2016 00:00

Barcelona shënoi një fitore dramatike në kampionatin Spanjoll. Në Mestaja skuadra katalanase mposhti Valencian në një ndeshje tej mase të luftuar.

Lionel Messi zhbllokoi rezultatin në minutën e 22’ të ndeshjes, por të besuarit e Cesare Prandellit përmbysën gjithçka në fillimin e pjesës së dytë teksa shënuan me Munir dhe Rodrigon për të marrë avantazhin në 2-1.

Luis Suarez u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin në 2-2, ndërkohë që në sekondat e fundit Messi me 11 metërsh i dha fitoren Barcelonës që merr përkohësisht kreun në kampionatin spanjoll.

Top Channel