Tiranë, konflikt në familje; vritet një grua, plagoset një tjetër

22/10/2016 00:00

Një sherr në familje i verifikuar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Çoçaj të Ndroqit përfundoi tragjikisht, me një grua të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

Burime policore bëjnë të ditur se shtetasi Kasem Lila, 50 vjeç, po debatonte me bashkëshorten e tij Afize Lila, 47. Arsyet e debatit nuk bëhen të ditura zyrtarisht, por banorët thonë se burri vuante nga depresioni.

Për të shuar sherrin në familjen e tyre kishte shkuar edhe motra e bashkëshortes së Kasem Lilës. Por ky i fundit ka humbur kontrollin dhe ka qëlluar me një armë gjahu duke vrarë bashkëshorten dhe duke plagosur kunatën.

Gruaja humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta, ndërsa policia arrestoi autorin e ngjarjes dhe deri në orët e vona të së shtunës mori në pyetje gjithë familjarët për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Top Channel