Modelja ruse nxjerr veten në ankand, për të bërë bamirësi

22/10/2016 00:00

Një modele ruse e fiksuar pas imazhit të kukullës Barbi, ka ofruar të shesë veten për një natë për atë person që do të paguajë shpenzimet shëndetësore të fansese së saj që vuan nga multiskleroza.

27-vjeçarja, e cila e quan veten Karina Barbie, dëshiron të ndihmojë një nënë beqare, 30 vjeçe, e cila prej kohësh është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë.

Karina, e cila vishet dhe bën tualet njësoj si kukulla Barbi ka deklaruar: “Kjo është një thirrje për ju, të dashur meshkuj! Unë do të kaloj natën me njërin prej jush, i cili do të shpëtojë miken dhe fansen time Maria Yunina. Për shumë nga ju kjo shumë nuk është asgjë.”

30-vjeçarja Yunina e ka përballur mirë sëmundjen me të cilën është njohur 14 vite më parë, por së fundmi shikimi i saj ka filluar të venitet dhe ajo po humbet kontrollin e trupit të saj, shkruan “The Sun”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel