Jeta nuk i ka buzëqeshur, por ai është një djalë që ka gjetur forcë për të ecur përpara.

Pas 11 vitesh në shtëpinë e fëmijës në Tiranë, Demokrat Lloçi është akomoduar tashmë në një dhomë në Qytetin Studenti.

Pasi ka mbushur 18 vjeç, ai ka vendosur edhe për profesionin që mendon se do të ketë në të ardhmen.

Demokrati ka nisur shkollën e kuzhinës dhe premton se së shpejti do të gatuajë për klientët e tij në një restorant. Historinë e tij e sjell gazetarja Shpresa Mezini.

Top Channel