De Boer: Po punoj fort për një Inter dominues

22/10/2016 00:00

Me vetëm një pikë të marrë në tre javët e fundit të kampionatit, stoli i Frank de Boer ka filluar të “dridhet”.

“Po punoj fort dhe jam i bindur se është thjesht çështje kohe”, shprehet trajneri zikaltër duke iu përgjigjur zërave për shkarkim.

“Në këtë moment ne i përshtatemi kundërshtarit, por unë dua një Inter që të dominojë, të luaj me kurajo dhe disiplinë. Dua të shoh më tepër lojtarë që sulmojnë në zonën e kundërshtarit, në të kundërt është e vështirë”, shton De Boer.

Për ndeshjen e ardhshme, atë përballë Atalantës së Etrit Berishës, De Boer shprehet se do të jetë një sfidë e vështirë, duke qenë se luajnë në transfertë, por do të jetë interesante për të parë se si do të reagojë ekipi i tij.
 
Sipas tij, çelsi i fitores në këtë ndeshje është mbizotërimi mesfushës. “Duhet të fitojmë duelet në mesfushë, do të kemi mundësi për të krijuar më tepër raste shënimi”, ka deklaruar De Boer në konferencën për shtyp.

Top Channel