Pakti BE-Kanada, Schulz përpiqet ta shpëtojë

22/10/2016 00:00

Presidenti i Parlamentit Evropian bëri thirrje për takime emergjence për të shpëtuar marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kanadanë. Martin Shulz kërkoi bisedime të ndara me ministren kanadeze të tregtisë Chrystia Freeland dhe Pol Magnette, kreu e krahinës frëngjishtfolëse Wallonia në Belgjikë, e cila ka bllokuar marrëveshjen që njihet me siglën CETA.

Krahina e Wallonias është e shqetësuar se pakti me kanadanë do të dëmtojë fermerët dhe do të ulë nivelin e jetesës, prandaj ka kërkuar sqarime për masat që janë parashikuar për të mbrojtur vendet e punës, ambientin dhe standardet e konsumatorëve.

Të premten ministrja kanadeze Freeland braktisi bisedimet pas 7 vitesh negociata, e përballur me resiztëncën e krahinës belge. Freeland tha se marrëveshaj ishte e pamundur të arrihej pasi BE nuk është e aftë të bëjë një pakt as me Kanadanë, një vend që ndan vlera europiane. Marrëveshja CETA mbështetet nga 28 vendet e BE, por kushtetuta belge thotë se pakti duhet mbështetur nga të gjitha qeveritë rajonale para se të firmoset nga qeveria federale.

Kreu i PE martin Shulz tha se BE s’mudn të ndalet në hapin e fundit dhe se duhen përpjekje për të finalizuar marrëveshjen. Por analistët mendojnë se përpjekja e Shulz është thjesht një tentativë për të mbuluar sikletin e Europës ku mjafton një krahinë me 3,6 milion banorë për të ndaluar një pakt që prek qindra miliona europianë të tjerë. Ekspertët thonë se 7 vjet negociata për tregtinë e lirë që dështojnë kaq pa pritur nuk i bëjnë aspak mirë unitetit evropian, që edhe pa Brexit kishte mjaft probleme.

Top Channel