Beteja për Mosulin, IS ekzekuton qindra

22/10/2016 00:00

Shteti Islamik ekzekutoi 284 burra dhe djem, ndërsa forcat e koalicionit i afrohen gjithnjë e më shumë mosulit. Burime të inteligjencës irakiane thanë se viktimat që u ekzekutuan të enjten dhe të premten, ishin grumbulluar rreth dhe brenda qytetit për tu përdorur si mburoja njerëzore kundër sulmeve që po detyrojnë shtetin islamik të braktisë pjesën jugore të qytetit. mësohet se IS i varrosi viktimat në një varr masiv aty ku dikur gjendej universiteti bujqësor i Mosulit.

Sipas CNN, e cila thekson se s’mund ët verifikojë në mënyrë të pavarur lajmin, këto informacione u dhanë nga agjentë të inteligjencës irakiane që kanë rpeferuar të mbesin anonimë, pasi s’mund të flasin hapur në media. Megjithatë, këto raporte konfirmojnë shqetësimin e ngritur më herët nga OKB, e cila tha se rreth 550 familje nga fshatrat rreth mosulit ishin marrë peng nga IS për tu përdorur si mburoja njerëzore.

Forcat irakiane dhe ato kurde, të mbështetura nga koalicioni ajror që udhëhiqet nga SHBA vazhdojnë ofensivën masive kundër IS për të cliruar Mosulin, qytetin e dytë më të madh në Irak. raportohet se koalicioni i ka shkaktuar humbje të rënda shtetit islamik dhe mbase beteja për mosulin nuk do ët zgjasë shumë, duke parë ritimin e përparimit të aleatëve.

Por sipas analistëve, fatkeqësisht këto suksese në fushën e betejës po vijnë në kurriz të viktimave civile që si zakonisht janë ato që e pësojnë më rëndë në raste konfliktesh. në këtë rast, rreziku ndaj civilëve është edhe më i madh, pasi militantët e organizatës terroriste shteti islamik preferojnë ti vrasin civilët se sa ti lënë të lirë.

Top Channel