3 mln euro hashash në Bari, dyshohet e mbërritur nga Shqipëria

22/10/2016 00:00

Pas murit rrethues të një vile në breg të detit, në afërsi të Monopolit në provincën e Barit, forcat italiane të rendit kanë gjetur 650 kilogramë marijuanë të ndarë në 137 pako.

Gjatë kontrollit në zonat përreth, u zbulua edhe një motoskaf i braktisur në breg. Mjeti lundrues kishte dëmtime që duket se janë shkaktuar nga përplasja më një shkëmb nënujor.

Policia dhe kapitaneria e Portit po punojnë gjatë këtyre orëve për të verifikuar nëse motoskafi është mjeti i përdorur për transportimin e marijuanës së gjetur, e cila kap një vlerë prej rreth tre milionë eurosh.

Mendohet se mjeti ka ardhur nga Shqipëria dhe se skafistët kanë braktisur drogën pas avarisë, për ta marrë atë në një moment të dytë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel