Ujku Zabivaka, maskota e Rusia 2018

22/10/2016 00:00

Rusia bëri përzgjedhjen e maskotës së Botërorit të vitit 2018. Ai do të jetë një ujk i quajtur Zabivaka. Mbi 1 milionë persona ishin ata që votuan në këtë proces përzgjedhje, ku përveç maskotës ujk, në garë ishin edhe një tigër e një mace.

Në mbyllje të votimeve, Zabivaka fitoi me 53 përqind të preferencave, 27 përqind e votave shkuan për maskotën tigër, ndërsa 20 përqind e preferencave ishin për macen.

“Jam i sigurt se Zabivaka do të pëlqehet shumë nga tifozët në Kupën e Konfederatave të 2017 dhe Kupën e Botës të 2018”, tha ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko.

Ndërsa braziliani Ronaldo theksoi se Maskotat janë ambasadorët më të mirë dhe sjellin shumë argëtim në stadiume.

Top Channel