“Beteja” për Gon Dukën, Balla: Ejani me ne. Duka: jemi me Bashën

22/10/2016 00:00

Konventa e Partisë Agrare Ambjentalise bëri bashkë të majtë e të djathtë, ku foltorja shërbeu për të hedhur akuza por edhe për të përcjellë porosi e ftesa për koalicion.

Lulzim Basha mori një falenderim direkt nga kryetari i Agrarëve, i cili konfirmoi se në cilën çati politike ai do të qëndrojë për momentin.

“Ju jeni në dijeni të sfidës së parë që PAA ka marrë përsipër. Kjo do të jetë provë e një partneriteti luajal brenda opozitës, të cilës kam kënaqësinë t’i shpreh edhe në emrin tuaj falenderimet për kryetarin e PD, Lulzim Basha”, deklaroi Duka.

Por në mungesë të kryeministrit Edi Rama, porosinë dhe ftesën për t’iu rikthyer së majtës zotit Duka ia bëri Taulant Balla. I dërguari nga Partia Socialiste zgjodhi të largohej nga salla kur Basha mori fjalën.

“Ndajmë vlera dhe takohemi e bashkohemi në vlera e zgjidhje. Janë boshti i aleancës sonë”, tha Basha.

Taulant Balla qëndroi në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe shtyu diskutimin e tij me disa minuta, i cili sipas programit të lajmeruar ishte direkt pas Bashës.

Pasi Basha mbaroi fjalimin, Balla u rikthye në sallë, duke shmangur jo vetëm takimin por edhe shikimin me rivalin politik. Deputeti socialiste kishte një mesazh nga kryeministri Rama për agrarët e drejtuar nga Agron Duka.

“Ju të PAA duhet të vini me ne një orë e më parë. Kam kënaqësinë t’ju përcjell përshëndetjen e kryetarit Rama, i cili më porositi t’ju them se në Kolonjë jemi të detyruar t’ju mundim për t’i dhënë PD mesazhin e qartë se me ne nuk ka shanse të fitojë as në Dibër, as në Kolonjë e as në Shqipëri. Vendi juaj nuk është mes humbësve, por mes fituesve”, tha Balla.

Top Channel