Fier, sekuestrohet drogë e armë; dy në pranga

22/10/2016 00:00

Policia e Fierit ka sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash, dy armë zjarri dhe disa fishekë në dy aksione antidrogë të ndërmarrë së fundmi.

Operacioni u ndërmor në fshatin Povelçë dhe dy persona kanë përfunduar në prangat e uniformave blu dhe një i tretë është shpallur në kërkim për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe armëmbajtes pa leje.

Të arrestuarit janë shtetasit Lavdimir Kapaj, 41 vjeç, në banesën e të cilit policia gjeti 23.2 kilogramë hashash dhe dy armë zjarri automatike me 2 krehëra me nga 30 fishekë.

Ndërsa gjatë një kontrolli në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrepeve”, të makinës tip Benz me targë VL 3848 B, që drejtohej nga shtetasi A.D., shtetasit Mikel Isaj, 21 vjeç, iu gjetën në çantën e tij të brezit dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 fishekë dhe 1 copë letër alumini me 50 fara bime narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti autoveturë tip “BENZ”, me targë VL 3848 B, dyshohet si automjet i vjedhur dhe i trafikuar në Shqipëri.

Top Channel