Propozimi i Maos për të ‘pushtuar’ SHBA

22/10/2016 00:00

Në vitin 1973, Bashkimi Sovjetik dhe Kina ishin ende në kulmin e përplasjes së kush mbante “flamurin e komunizmit” dhe lufta për influencë mes dy vendeve ishte e ashpër.

E nga kjo u përpoq të përfitojnë Shtetet e Bashkuara që vendosën kontakte me udhëheqësin kinez të atyre viteve, Mao Ce Dun.

Njëri prej këtyre kontakteve ishte edhe takimi i zhvilluar në Pekin mes Henry Kissinger dhe udhëheqësit të vendit komunist. Kissinger ato ditë mbante postin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare.

Ajo se çfarë u bisedua në takimin e shkurtit të atij viti mes Kissinger dhe Maos mbeti sekret për vite me radhë dhe u publikua shumë vonë nga arkiva e CIA-s.

Sipas këtyre dokumentave, Mao ishte ankuar për deficitin tregtar të Kinës me Shtetet e Bashkuara, por kishte deklaruar se kishte diçka që Kina ‘prodhonte’ më shumë se SHBA; gratë dhe këtu Mao flet për një ‘tepricë’ prej 10 milionë.

Jo vetëm kaq, por aty thuhet se ai kishte hedhur idenë edhe për “t’i eksportuar” këto gra në Shtetet e Bashkuara. Të gjithë në sallë e morën për shaka këtë dhe nisën të qeshnin, por jo Mao.

Serioz ai kishte vazhduar duke shprehur shqetësimin se gratë kineze po lindnin shumë fëmijë dhe po shkaktonin pasiguri sociale në vend dhe përveç kësaj, shtonte se në rast të një konflikti të armatosur me Bashkimin Sovjetik, ato ishin të panevojshme dhe nuk mund të luftonin.

Propozimi, edhe pse në formë shakaje, nuk është mohuar asnjëherë nga Henry Kissinger dhe në dokumentat e CIA-s thuhet se Mao Ce Dun e shihte këtë si një ndihmë për rritjen e popullsisë së Shteteve të Bashkuara. 

Top Channel