Wenger kërkon Niang tek Arsenal

22/10/2016 00:00

Arsene Wenger mendon seriozisht për Mbaye Niang. Trajneri francez është një admirues i sulmuesit të Milanit.

Ai e ka ndjekur që kur luante në radhët e Caen por tashmë ka rikthyer interesimin për 21-vjeçarin që po imresionon këtë vit.

Edhe në verë u përfol për një largim të sulmuesit francez drejt Premier League pasi e kërkonte Leicester City ndërsa tani do të jetë më e vështirë sepse te Milani besojnë shumë në aftësitë e Niang.

Vetëm për një ofertë të parezistueshme mbi 30 mln Euro gjërat mund të konkretizohen ndërsa fjalën e fundit do ta kenë pronarët e rinj kinezë të Milanit.

Top Channel